Po vazhdojnë gjobat për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anticovid. Policia ka shqiptuar 483 gjoba për mosrespektim të këtyre masave. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 641 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 15 aksidente me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.
Janë arrestuar 15 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/