Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 62 aksidente trafiku, 16 me lëndime dhe 46 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Duke iu referuar statistikave policore, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 311 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 21 persona, 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/