Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar të sulmit ndaj personit zyrtar & trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, ngacmimit seksual, lëndimit të rëndë trupor
transmeton 2LONLINE.com.
Raporti i policisë
INCIDENTET KRIMINALE
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR
Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Fsh. Tomancë, Ranilluk 25.11.2022 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
NGACMIM SEKSUAL
Gjilan 25.11.2022 – 10:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/