Gjilan – (2LONLINE) – Policia Rajonale e Gjilanit ka përgëzuar qytetarët e Gjilanit për festim dinjitoz pa incidente t♪7 festave të fundvitit, sidomos duke pas kontrollë në ndezjen e mjeteve piroteknike.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjate netëve festive nuk ka pas të lënduar nga mjetet piroteknike dhe arme zjarri me çka ai tha se duan t’i përgëzojnë qytetaret për nivelin e larte te treguar në ruajtjen dhe kontrollin gjatë ndezjeve të mjeteve piroteknike.
Përndryshe, duke folur për statistikat javore, toger Hashani tha se brenda një jave në këtë rajon ka pasur 68 incidente të ndryshme, ka pasur 27 persona të arrestuar, kanë ndodhur 30 aksidente prej tyre 7 me lëndime dhe të tjera me dëme materiale por pa të lënduar, si dhe janë shpërndarë 366 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Ndërsa, duke folur për urdhëresat e gjykatave, të realizuara për periudhën shtatëditore, toger Hashani ka thënë se gjithsej ishin 55 urdhëresa të realizuara, të lëshuara nga gjykatat përkatëse, 6 me datë të caktuar, 3 me burg efektiv dhe 46 të tjera urdhëresa për kundërvajtje.
Përndryshe, policia ka thënë se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që e shkelin ligjin, ndërsa ka apeluar për kujdes, veçmas nga ngasësit e automjeteve nga të cilët kanë kërkuar të respektojnë ligjin dhe rregullat e trafikut. /2lonline/