Policia e Kosovës, vlerëson se çdo aktivitet në parandalim të përhapjes së pandemisë COVID19, bëhet duke respektuar masat e ndërmarra nga institucionet e vendit në këtë drejtim.
Duke vlerësuar se respektimi i masave, ndihmon në parandalim të përhapjes së pandemisë, aktivitetet policore në këtë drejtim janë të vazhdueshme në çdo kohë (24/7) dhe të shtrira në tërë territorin e vendit.
Përndryshe, Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 912 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së Covid-19. /2LONLINE.com/