Policia e Kosovës Njësitet e policisë në Bashkësi nga Stacioni Policor i Gjilanit dhe ato rajonale, sot me 17 tetor 2017 rreth orës 10:00, në bashkëpunim me Drejtorin e Arsimit këtu në Gjilan po marrin pjesë në Debatin “Siguria në shkolla”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se fillimisht debati është mbajte në Shkollën e mesme Ekonomike “Marin Barleti”, e më pastaj edhe në Gjimnazin natyrorë “Xhavit Ahmeti”.
“Debati kryesisht është zhvilluar rreth Planit operativë “Stop drogave në Shkolla” dhe të gjitha gjërave tjera negative brenda dhe jashtë kampusit të shkollave të mesme në Gjilan, Plan Operativ që është në implementim e sipër, nga ana e Policisë së Kosovës. Po ashtu është shpërndara një fletushkë “Së bashku për një siguri ma të madhe””, ka thënë Hashani.
Zëdhënësi Hashani tha se interesimi i nxënësve dhe arsimtarëve ka qenë shumë i madh.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim të madh që të krijoj ambient të qetë dhe të përshtatshëm për zhvillimin normal të punës nëpër shkollat tona”, ka thënë zëdhënësi Hashani.