Policia e Kosovës iu ka rikujtuar të gjithë drejtuesve të automjeteve se duhet të fillojnë të përgatiten për sezonin dimëror.
Policia ka bërë me dije se nga data 15 nëntor deri më 15 mars kërkohet që mjetet në qarkullim duhet t’i kenë pajisjet dimërore.
“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.