Patrullat policore gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të tyre në brezin kufitar, në pjesën veriore të vendit, kanë iniciuar dy raste.
Patrulla policore në fshatin Bistricë të Leposaviqit kanë ndaluar një kamion që drejtohej nga një mashkull serb e me të cilin po kryhej transport i druve.
Gjatë kontrollit është vërejtur se drutë po transportoheshin në mënyrë të paligjshme, më që rast është iniciuar rasti kundër drejtuesit të kamionit.
Po ashtu, patrulla policore ka ndaluar edhe një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb, në veturë po transportoheshin mallra, kryesisht ushqimore, që dyshohet se ishin futur në vendin tonë përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme. Policia edhe në këtë rast ka iniciuar rastin kundrejt drejtuesit të automjetit.
Rastet janë iniciuar dhe janë duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale Kufitare Veriu.
Është njoftuar prokurori kompetent. Rastet do të trajtohen në koordinim me Doganën e Kosovës dhe Agjencionin e Pyjeve të Kosovës. /2LONLINE/