Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.
Sot policia e Kosovës, njësitet e trafiku gjatë kontrollit kanë ndalur mjetin makinë e rëndë (ekskavator) në aksin rrugor Gjilan -Kamenicë i cili lëvizte pa sinjalizim përkatës dhe pa përcjellje, dhe direkt rrezikonte pjesëmarrësit tjerë në trafik.
Ndaj vozitësit është shqiptuar fletëparaqitje përkatëse dhe i njëjti është urdhëruar që mos të qarkulloj pa përcjellje që është e rregulluar me ligj për mjetet të tilla. /2LONLINE.com/