DYLON

Ministri Mehaj priti në takim shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel

Ministri Mehaj priti në takim shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim njoftues shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, të cilit i uroi për marrjen e detyrës.

Me këtë rast, ministri Mehaj i shprehu bashkëbiseduesit të tij mirënjohjen e thellë për kontributin e shtetit belg në ndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës, si dhe nevojën, që krahas bashkëpunimit bilateral në fusha tjera, të vendoset edhe bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, z. Sassel shprehu vlerësimin e lartë në të arriturat e deritashme, zhvillimet aktuale në Ministrisë së Mbrojtjes si dhe vizionin e saj për të ardhmen. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.