“Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës (PK) në Gjilan ka ofruar përkrahje dhe ndihmën e tyre në mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit të qytetarëve të Gjilanit që ka filluar në sallën e sporteve “Bashkim Selishta””, ka bërë me dije, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.
Drejtoresha e QKMF, Arbenita Hajdari dhe Shef i sektorit të Vaksinimit Dr.Ismet Uruqi, janë shprehur falënderues për përkrahjen e ofruar nga Policia e Kosovës,
Sipas personelit mjekësor vaksinimi është duke shkuar pa asnjë pengesë.
Ata njëkohësisht kanë bërë thirrje që qytetarët t’i përgjigjen thirrjes për vaksinim në mënyrë që të preventojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19. /2LONLINE.com/