DYLON

Gjilani shpalosi Muralin e Paqes i punuar në objektin e Zyrës së Kryetarit

Gjilani shpalosi Muralin e Paqes i punuar në objektin e Zyrës së Kryetarit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me gardën ushtarake të Iowas dhe  mysafir të shumtë nga institucione të ndryshme lokale e qendrore, kanë shpalosur sot Muralin e Paqes, i cili është punuar nga nxënësit e shkollës së artit dhe mesazhi i tij i qartë është paqe e dhe ndërtimin e saj.

Në fjalën e tij të shkurtër kryetari Haziri, ka thënë se murali i paqes i punuar nga nxënësit e shkollës më të mirë në Republikën e Kosovës, të cilin ia dedikoë partneritetit të veçantë me Sioux City, Iowa-n dhe Gjilanit.

EkoHigjiena

“Murali i paqes që sapo kemi shpalosur ia dedikojmë partneritetit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm që kemi me Sioux Cyti, Iowa dhe Gjilanit, njëkohesisht është rikthim i muralit të paqes i punuar në vitin 2001. Gjilanit do të vazhdojmë ti japim pamje të qytetit me kulturë. Ne kemi shpallur për artistët e Gjilanit punimin e pesë skulpturave monumentale, që do të vendosen në qytet, përveç monumentit të mjekut që e kemi përzgjedhur tashmë, e që do të vendoset përballë spitalit. Monumentet tjera do të rishpallen dhe do të kenë mundësinë artistët e Gjilanit të lënë gjurmë me vepra në qytetin e tyre”, ka thënë kryetari Haziri, duke uruar ditët e çlirimit për të gjithë qytetarët. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.