Gjendja teknike e automjeteve që qarkullojnë në rrugët tona ka një rëndësi të veçantë në rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, andaj kontrollimi dhe verifikimi i gjendjes teknike të tyre do rrisë edhe me tepër synimet tona në drejtim të rritjes së sigurisë dhe preventivës së përgjithshme për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor brenda zonës së përgjegjësi të Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.
Kështu është shprehur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, sipas të cilit, Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal, përmes planit operativ ”Kontrollet e jashtëzakonshme teknike” janë fokusuar në identifikimin e automjeteve që qarkullojnë në rrugë dhe dyshohet se nuk janë në gjendje të kënaqshme teknike, dhe ndërmarrin masa duke u bazuar në nenin 252 të LRRTRR për të krijuar një klimë sigurie për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.
Plani Operativ ka filluar me 21 tetor 2019 dhe do të vazhdojë deri me 31 tetor 2019
Sipas zëdhënësit Hashani, që nga fillimi i implementimit të këtij plani dhe identifikimit të automjeteve teknikisht të parregullta , dërgimi i tyre në Qendrat e Kontrolleve Teknike më të afërt, për të vërtetuar parregullsinë eventuale teknike të tyre komfor nenit 252 LRRTRR nr. 05/L-088 RKS, deri më tani duke u bazuar në raportet statistikore janë dërguar në kontrolle të jashtëzakonshme teknike gjithsej 17-automjete:
Kombi -11
Vetura -3
Vetura – Pikap -2
Kamion -1