DYLON

Drejtori i Arsimit në Bursa vizitoi Gjilanin

Drejtori i Arsimit në Bursa vizitoi Gjilanin
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Arsimit në Bursa së Turqisë, Gürhan Çokgezer së bashku me drejtorët e disa shkollave atje, ka vizituar shkollat e Gjilanit, të cilat muaj më parë janë binjakëzuar mes vete.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka mirëpritur delegacionin e udhëhequr nga Çokgezer, ndërkaq ka theksuar se ky është edhe një hap drejt bashkëpunimit të madh mes vete.

Gagica e Çokgezer janë shprehur me këtë rast se ndihen jashtëzakonisht mirë që falë binjakëzimit të shkollave, nxënësit dhe mësimdhënësit të bashkëpunojmë për ngritje të cilësisë në mësim, shkëmbimin e përvojave, por edhe krijimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të projekteve të përbashkëta.

EkoHigjiena

Shkolla e Gjilanit, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit në prill të këtij viti janë, Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini”, shkolla “Abaz Ajeti”, “Sadulla Brestovci”, “Vatra e Diturisë, “Zija Shemsiu”, “Nazim Hikmet” dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Arbëria”.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.