Operacioni policor i zhvilluar në Gjilan dhe në Gjakovë ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar dhe konfiskimin e mbi nëntëmbëdhjetë kilogramëve substancë narkotike.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka zhvilluar operacione në Gjilan dhe në Gjakovë, me qëllim luftimin e trafikimit me narkotik.
Operacioni policor në rajonin e Gjilanit, është realizuar konkretisht në fshatin Novosellë të komunës së Kamenicës, i cili ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie prej 19.370 gramë substancë e dyshuar narkotike si dhe me arrestimin e dy të dyshuarve:
I. R. mashkull, kosovar shqiptar, (1961)
A. R. mashkull, kosovar shqiptar, (1988)
Të dyshuarit janë arrestuar pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke e shkarkuar një sasi të substancës narkotike nga vetura ‘Golf 5 ‘, të cilën e posedonin të dyshuarit.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shteti dhe Gjyqtari i Procedurës paraprake me urdhër të të cilëve është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarve të lartcekur, ku gjatë kontrollit në podrumin e shtëpisë u janë gjetur edhe dy paketime me substancë narkotike të llojit ‘Marihuanë’.
Ndërsa në rajonin e Gjakovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë gjatë operacionit të përbashkët ka realizuar një bastisje e cila ka rezultuar me sekuestrimin e një arme dhe disa fishekë.
I dyshuari L. A. mashkull, kosovar shqiptar, (1988), është arrestuar dhe ndalur në qendrën e paraburgimit në Gjakovë.
Gjatë operacionit të përbashkët, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar :
· 19.370 gramë substancë e dyshuar narkotike
· Vetura ‘Golf 5 ‘
· Një armë ‘AK-47’
· 24 fishekë, 7. 62mm
· Një peshore elektronike
· Një telefon ‘Samsung’
Veprimet e ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve kanë qenë në koordinim me prokurorin e shtetit të Gjilanit dhe atë të Gjakovës me aktvendim të të cilëve të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.