DYLON

Dega e Beneluksit i ndan mirënjohje Lutfi Hazirit për kontributin për LDK dhe lirinë e Kosovës

Dega e Beneluksit i ndan mirënjohje Lutfi Hazirit për kontributin për LDK dhe lirinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Degës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Degës së LDK’së për Beneluks, përkatësisht Bahtir Kastrati – kryetar, i cili shoqërohej nga Remzi Azemi dhe Xhevdet Tafilaj.

Me këtë rast, nënkryetari Haziri i ka përgëzuar ata për punën e madhe që po bëjnë atje, mobilizimin dhe unitetin e jashtëzakonshëm të strukturave.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Degës së LDK’së për Beneluks, kanë falënderuar nënkryetarin Haziri për pritjen miqësore, ndërsa i kanë ndar mirënjohje në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për LDK dhe për lirinë e Kosovës.

EkoHigjiena

Me këtë rast, nënkryetari i LDK’së e ka falënderuar kryetarin e Degës për Beneluks, Bahtir Kastrati për këtë vlerësim të lartë për figurën e tij, njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.