DYLON

Fuqizimi i femrës faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

Fuqizimi i femrës faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik
Avatar photo Redaksia

Sot në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit në takim Deputetja znj. Donika Kadaj Bujupi.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja reciproke e të dyja palëve si dhe diskutimi për mundësitë e bashkëpunimit. Gjithashtu, OAK ka përshëndetur iniciativën e deputetes Kadaj Bujupi për projektrezolutën për shtesat e fëmijëve, meqërast e ftoi për të diskutuar më hollësisht për këtë çështje dhe pushimin e lehonisë, që konsiderohet si çështje me interes për mbarë shoqërinë.

Anëtari i bordit z.Hysni Zogaj theksoi që përveç faktit se projektrezoluta për shetsat e fëmijëve është një iniciativë shumë e mirë dhe e nevojshme për të stimuluar fëmijët e moshave 0-16 vjeç, OAK ka punuar shumë edhe në ndryshimin e ligjit të punës, përkatësisht nenin 49 që rregullon pushimin e lehonisë.

EkoHigjiena

Koordinatorja e OAK-së Donika Gashi theksoi se bizneset kanë shumë ankesa në ligjin aktual, për vet faktin se dispozitat e tij e bëjnë që femrat të jenë të diskriminuara në punësim, duke u detyruar që bizneset private të fillojnë të jenë më selektive gjatë procesit të rekrutimit, pasiqë kjo po mbetet barrë e rëndë për bizneset. Madje fuqizimi i gruas shihet edhe si faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Znj. Kadaj Bujupi theksoi rëndësinë që ka aplikimi i shtesave të fëmijëve, duke filluar me nga 10 euro në muaj për fillim për fëmijë, e pastaj në të ardhmen rritjen edhe më shumë, për faktin se kemi arritur në një fazë ku kujdes i veçantë duhet të i kushtohet edhe politikave sociale dhe faktit se në vendet e rajonit shtesat e fëmijëve dhe stimulimet e tjera janë të aplikueshme.

Deputetja Kadaj Bujupi theksoi gjithashtu se kanë bërë hulumtim lidhur me koston e këtij propozimi dhe përfshinë rreth 80 milion euro nga buxheti shtëtëror, kosto kjo e cila është e përballueshme për faktin se investimet kapitale në infrasktrukturë janë pothuajse drejt finalizimit.

Kadaj Bujupi më tutje përshëndeti edhe rekomandimet që OAK ka përgatitur për ligjin e punës, duke theksuar se në këtë formë stimulohet punësimi i grave në sektorin privat, andaj iniciativa është jashtëzakonisht e mirë dhe do të ofrojë përkrahjen e saj dhe grupit parlamentar për të shtyrë përpara këto ndryshim – plotësime, për vet faktin se është një çështje me interes kombëtar.

Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan që të shtyjnë përpara kërkesat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit dhe të mirën e shoqërisë.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin: anëtarët e bordit Hasan Gigollaj dhe Hysni Zogaj, përfaqësuesi nga kompania MEKA – Burim Piraj, koordinatorja Donika Gashi dhe zyrtarja Qendresa Ibrahimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.