Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
BLERJE, SHITJE DHE SHPËRNDARJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE
Rr. Skenderbeu, Kamenicë 06.05.2022 – 21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që në veturën në të cilën ishin janë gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë (pesha e të cilës nuk dihet) dhe një cigare e cila po ashtu dyshohet se mund të jetë e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen në procedurë të rregullt.
FALSIFIKIM I PARASË
Gjilan 28.03.2022. Me 06.05.2022 zyrtari i bankës private ka raportuar se kanë pranuar një monedhë prej 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. 2 Korriku, Viti 06.05.2022 – 12:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. /2LONLINE/