Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
LAJMËRIM APO KALLËZIM I RREMË
Gjykata Themelore, Gjilan, 23.03.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur në seancë gjyqësore duke deklaruar ndryshe lidhur me një rast lëndim i lehtë trupor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Velekincë, Gjilan, 28.04.2021 – . Në lidhje me rastin me datë 23.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të cilat ishin raportuar si të vjedhura në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
VET AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan , 23.03.2022-13:00. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, si pasoj e vozitjes së pa kujdesshme ka dal nga rruga dhe është përplasur në një veturë të parkuar. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës dhe pasagjerja femër kosovare. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar. /2LONLINE/