DYLON

Kryeministri Kurti: Ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë mban vulën e zonjës Albright

Kryeministri Kurti: Ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë mban vulën e zonjës Albright
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te busti i ish Sekretares së Shtetit amerikan, Madeleine Albright, e cila dje ndërroi jetë.

Pas nderimit që i bënë mikes së madhe të popullit të Kosovës, kryeministri Kurti tha se politika, diplomacia dhe historia vështirë se kombinohen në një mënyrë më të përsosur sesa te personaliteti i jashtëzakonshëm i Sekretares Madeleine Albright.

EkoHigjiena

“Dija e saj e thellë, mendja e mprehtë, dashuria e paepur për të drejtat dhe liritë e qytetarit në republikë, orientimi i saj për demokracinë sociale dhe gjithashtu edhe njohuritë e jashtëzakonshme për gjeopolitikën, e bëjnë një personalitet i cili do të kumbojë gjatë jo vetëm në politikën dhe qeverisjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e te ne në Kosovë po edhe në shumë vende tjera të botës”, tha kryeministri Kurti.

Para mediave, kryeministri Kurti ka potencuar se ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë me bombardimet kundër Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit, padyshim që mbanë vulën e zonjës Albright dhe për këtë ne do të jemi përjetë falënderues e mirënjohës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.