Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
VDEKJE E DYSHIMTË
Gjilan 21.02.2022-09:37. Nga një dëshmitar rasti është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
DHUNË NË FAMILJE
Viti 21.02.2022-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ,pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka gjuajtur me një enë qelqi viktimën femër kosovare –kunatën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Skënderbeu , Gjilan 21.02.2022-16:20. Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. Deri sa zyrtaret policorë ishin duke u marrë me shqiptimin e një tikete për kundërvajtje nga vetura ka dalë pasagjeri mashkull kosovar ka hyrë në një lokal dhe në tualetin e lokalit ka fshehur një pistoletë me 8 fishekë të kalibrit 5.27×28. Në veturë janë gjetur edhe një Sprej CO2 dhe një pistoletë–shkrepës e plastikes të cilat janë konfiskuar. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Gjilan 21.02.2022-15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në Burgun e Smrekonicës.