Autoritetet policore kanë bërë me dije se brenda 24 orëve, në komunat, Gjilan, Viti e Kamenicë kanë ndodhur aksidente trafiku, me të lënduar.
Raporti i policisë.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA
Sllatinë e Poshtme, Viti 03.04.2023 – 17:50. Raportohet se një person i panjohur me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën, femër kosovare e cila ishte duke e kaluar rrugën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes,. Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. Rasti nën hetime.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Skënderbeu, Kamenicë 03.04.2023 – 22:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një këmbësori, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe këmbësori, pas tretmanit mjekësor drejtuesi i veturës është liruar ndërsa këmbësori vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME LARGIM NGA VENDI NGJARJES
Rr. Zija Shemsiu, Gjilan 03.04.2023 – 17:50. Raportohet se personi i panjohur me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën, femër kosovare e cila ishte duke e kaluar rrugën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes,. Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. Rasti nën hetime. /2LONLINE/