Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 15 aksidente me të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.
Sipas policisë, janë gjithsej 788 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 768 tiketat në bazë të ligjit Covid-19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 18 persona, 11 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/