Nga sot pritet të kemi kushte tjera meteorologjike

Nga sot pritet të kemi kushte tjera meteorologjike

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës njofton se nga sot priten vranësira dhe reshje shiu. Nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve.

Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

KOMENTE