Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka ndodhur një aksident me fatalitet, 20 aksidente janë me të lënduar, ndërsa 38 aksidente tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.
Sipas policisë, janë gjithsej 1 mijë e 252 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 736 tiketat në bazë të ligjit Covid-19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 16 persona, 12 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/