DYLON

Haziri: Mirëpresim bashkatdhetarët dhe i lusim t’i nënshtrohen rekomandimeve që kanë të bëjnë me COVID-19

Haziri: Mirëpresim bashkatdhetarët dhe i lusim t’i nënshtrohen rekomandimeve që kanë të bëjnë me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se i mirëpresin bashkatdhetarët që këto ditë po qëndrojnë për vizitë në Gjilan dhe i ka lutur t’i nënshtrohen rekomandimeve dhe të kenë kujdes nga infeksioni me COVID-19.

“Dëshmuam tashmë se bashkë e përballojmë çdo situatë të rëndë. Apeloj që të vazhdoni t’i respektoni rregullat sepse është mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së infeksionit”, ka thënë  kryetari Haziri.

Përndryshe, Gjilani sot ka pasur  një rast pozitiv me Covid-19 dhe 8 te shëruar. Gjithsej tani janë 59 raste aktive me virus që po monitorohen. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.