Drejtoresha e Policisë Rajonale në Gjilan Elmina Mahmuti, e cila shoqërohej nga zëvendës drejtori Policisë Rajonale Avni Uruqi dhe komandanti i stacionit në Gjilan Ridvan Xhemajli, është takuar me kryetarin Mustafa të cilit ia ka dorëzuar këtë mirënjohje.
Duke vlerësuar se kjo mirënjohje e ka rëndësinë e vet dhe se këtë e kupton si komunikim në dy kahe dhe si një simbolikë që nderon jashtëzakonisht shumë.
Përndryshe, kryetari Mustafa, ka çmuar lart bashkëpunimin e PK-së më institucionet e komunës në tërësi, ndërsa drejtoresha e PK Rajonale në Gjilan, Mahmuti, ka theksuar se kjo mirënjohje jepet për bashkëpunimin të mirë me kryetarin e komunës dhe me të gjitha institucionet qeverisëse të komunës së Gjilanit.
“Po ashtu, për punën dhe sukseset e arritura të përbashkëta si dhe përkrahjen e komunës për policinë që ka mundësuar dhënien e tokës për ndërtimin e objektit të ri të policisë si dhe investimet e komunës edhe për zgjerimin e objektit të ri për të pas hapësirë të mjaftueshme për aktivitetet e Policës”, ka thënë Mahmuti.
Të dy palët janë shprehur të kënaqura me bashkëpunim të ndërsjellë dhe janë zotuar për fuqizimin e këtij bashkëpunimi në interes të komunës dhe qytetarëve të saj. /2lonline/