Sot më datë 26.10.2021, rreth orës 08:50, Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht patrulla e stacionit për mbikëqyrje të kufirit – Leposaviq ka ndaluar një furgon, “Renault Master” ngjyrë blu me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull me iniciale T.E. (viti i lindjes 2000)
Gjatë kryerjes së detyrave të rregullta patrulluese në zonën e fshatit Tresavë policia ka ndaluar personin e dyshuar të lartcekur me iniciale dhe me adresë vendbanimi në Novi Pazar – Republika e Serbisë, i cili dyshohet se kishte kryer veprime të kundërligjshme, kalim të paautorizuar të kufirit dhe dyshohej për kontrabandë.
Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit (furgonit) u konstatua se i dyshuari transportonte derivate prej rreth njëmijë e treqind (1300) litrash, si dhe në automjetin e tij me targa të Serbisë nuk kishte të vendosura stikersat në targa.
Rasti është iniciuar nga autoritetet kompetente policore për procedura të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e veprave penale në përgjithësi dhe realizimin me profesionalizëm të detyrave dhe autorizimeve ligjore dhe kushtetuese. /2LONLINE.com/