DYLON

Rrokulliset traktori i ngarkuar me dru, humb jetën një 53 vjeçar nga Shurdhani

Rrokulliset traktori i ngarkuar me dru, humb jetën një 53 vjeçar nga Shurdhani
Avatar photo Redaksia

Njësiti Policor i Policisë së Kosovës në Gjilan sot pasdite rreth orës 17:00, ka pranuar një informatë se në fshatin Shurdhan, komuna Gjilan një traktor i ngarkuar me dru është rrokullisur.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes është mësuar se traktori I ngarkuar me dru,  është rrokullis dhe si pasoje e kësaj, pa shenja jete është gjet drejtuesi i mjetit i moshës rreth 53 vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

EkoHigjiena

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.

Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq hetuesit e trafikut rajonal. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.