Autoritetet policore të rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se Policia e Kosovës në Kamenicë ka nis me fushatën vetëdijësuese që të mos u jepen para fëmijëve lypsarë, ndërkohë që do t’i identifikojmë dhe t’u ndihmojmë fëmijëve kundër shfrytëzimit të tyre në kërkim lëmoshë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Stacioni Policorë në Kamenicë, njësitet “Policia në Komunitet” kanë filluar fushatën për vetëdijesimin e popullatës që të mos u jepen para fëmijëve lypsarë.
“Sot më 16 korrik 2021, në qytetin e Kamenicës, nga njësitet policore të “Policisë në Komunitet” janë shpërndarë fletushka informuese me qëllim që qytetarët të kenë të qartë fushatën kundër shfrytëzimit të fëmijëve në kërkim lëmoshë”, ka thënë Hashani.
Ai tha se Jo rrallë janë identifikuar fëmijë që pa vullnetin e tyre gjenden në rrugë tërë ditë duke kërkuar lëmoshë në këto temperatura të larta.
“Policia e Kosovës po bënë që është e mundur që tu gjenden prindërit këtyre fëmijëve dhe ata të largohen nga rruga dhe ti kthehen shkollimit. Dhënia e lëmoshës është më tepër goditje se sa ndihmë për ta, andaj apelohet që mos tu epen para sepse kjo ndikon që ata të mos të qëndrojnë në rrugë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, fletushkat informuese janë shpërndarë nëpër sheshe, biznese dhe kalimtarëve të rastit.
“Qytetarëve nga ana e oficerëve të Policisë së Kosovës iu është bërë i ditur qëllimi i kësaj fushate që pikërisht është në të mirën e këtyre fëmijëve”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2LONLINE.com/