Fondacioni i Presidentit Bush nderon Dr. Faton Bislimin

Fondacioni i Presidentit Bush nderon Dr. Faton Bislimin

Në një postim në Facebook, Faton Bislimi, ka njoftuar se ka pranuar edhe një vlerësim të rradhës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë herë Bislimi është nderuar nga Fondacioni Points of Light i themeluar më 1989 nga Presidenti i 41-të i SHBA-ve, George H. W. Bush. Bislimi është përzgjedhë në Listën Inspiruese të Nderit për vitin 2021 të këtij Fondacioni për shkak të punës së tij të parezervë në ndërtimin e imazhit të Kosovës në SHBA dhe botë si dhe shërbimit vullnetar ndaj të tjerëve.

“Ndjehem krenar që profili im tani më është publikuar edhe në webfaqën zyrtare të Fondacionit duke spikatur kështu edhe vendlindjen time Gjilanin, e shtetin tim Kosovën.

Të jesh në Listën Inspiruese të Nderit me shumë figura tjera publike, akademike, e politike të Amerikës, tregon virtytin e amerikanëve që çmojnë njerëzoren dhe vlerën para çdo atributi tjetër, qoftë etnik, shtetëror, politik, etj,” ka thënë Bislimi në Facebook.

Ja edhe shkrimi i tij i plotë:

KOMENTE