Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan nën mbështetje të OSBE-së organizon punëtori për ngritjen e vetëdijes dhe parandalimin e dhunës në familje.
Pjesëmarrësit në këtë punëtori përpos Policisë së Kosovës ishin edhe Qendra për Pune Sociale, Mbrojtësi i Viktimës si dhe Zyra për Komunitete.
Në punëtori pjesëmarrësit patën mundësi të marrin njohuri direkte nga referues të OSBE-së, por edhe u ndanë përvoja nga rastet me të cilat ballafaqohen si Policia e Kosovës por edhe pjesëmarrësit tjerë për treguesit (shenjat) e hershëm të dhunës në familje .
Gjatë diskutimeve në këtë punëtori janë identifikuar faktorë parandalues te dhunës në familje si :
Keqkuptimet, si faktorë me të shpeshtë, pastaj zbulimi dhe parandalimi i rasteve te Dhunës në Familje.
Ngritja e vetëdijes publike për paraqitjen e rasteve të Dhunës në Familje
Vlerësimi i rrezikut në rastet e Dhunës në Familje,
Mobilizimi institucional dhe agjensionet ligjore në Kosovë, t’i trajtojnë me prioritet këto raste….