Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës(PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se rasti ka ndodhur natën e Festës së Bajramit, pas orës 21:00 për çka kjo qendër dhe parkingu për ku ishte marrë njoftimi se kishte një mjet shpërthyes, është mbajtur e bllokuar deri rreth orës 23 :30 minuta.
Sipas zëdhënësit Hashani, pas marrjes së njoftimit policia ka reaguar me shpejtësi duke dal në vendin e ngjarjes nga ku evakuuar personelin dhe qytetarët dhe ka filluar kërkimin, ku në parkingun e Qendrës Tregtare ETC, nga policia, gjegjësisht njësiti për dominim, është gjetur dhe larguar një granatë dore e prodhim rus.
Hashani tha se tani për tani nuk dihen motivet e këtij rasti dhe as nuk ka të dyshuar, por se policia është mobilizuar në hetimin e rastit, pasi brenda dy ditëve në këtë qendër kishte dy alarme, njëri nga të cilët doli të jetë i vërtetë.
Autoritetet policore e dënuan aktin e vendosjes së këtij mjeti duke vlerësoi si akt të papranueshëm dhe u shprehen të vendosur për të hetuar dhe zbardhur rastin. /2lonline/