Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje – Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Gjilan, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, me datë 04.11.2021, rreth orës 19:40, afër vijës kufitare me Republikën e Serbisë në fshatin Muçibabë, kanë identifikuar dhe ndaluar si të dyshuar një automjet (kombi), me targa të Serbisë, që mund të kontrabandonte mall.
Drejtuesi i automjetit M.DZ (1983) shtetas i Republikës së Serbisë, me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor, përmes rrugëve ilegale ka hyrë në Republikën e Kosovës nga Republika e Serbisë. Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar është gjetur mall i kontrabanduar, 15 stufa elektrike ‘VAILLANT’ të cilat shërbejnë për nxehje qendrore.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore si dhe Dogana e Kosovës. /2LONLINE.com/