Njësia Policore e Hetimeve dhe Inteligjencës e Drejtorisë Rajonale Veriu të Policisë Kufitare, gjatë zbatimit të Planit Operativ ‘Befasia’, sot, më 29.07.2021, në Piken Kufitare Jarinje, kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit një autobus të relacionit: Novi Pazar – Prishtinë.
Gjatë kontrollit më të detajuar, në një hapësire të fshehur në bagazhin e autobusit është gjetur mall i kontrabanduar (86 palë pantallona). Për rastin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabanda me mallra’.
I dyshuari me mallin e kontrabanduar dorëzohen në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm. /2LONLINE.com/