DYLON

Parandalohet një rast i kontrabandës në Jarinje

Parandalohet një rast i kontrabandës në Jarinje
Avatar photo Redaksia

Gjatë një kontrolli rutinë, oficerët Doganor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, parandaluan tentim kontrabandimi e mallrave përmes autobusit në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, njofton Dogana e Kosovës.

Në momentin e hyrjes së një autobusi të linjës Serbi-Kosovë, i cili kishte si destinacion Kosovën, u zbuluan mallra të fshehura në një nga hapësirat e tij. Mallrat e zbuluara, të cilat ishin të pa deklaruara, përfshinin: produkte ushqimore, mbathje sportive, si dhe produkte tjera tekstili. Vlera totale e mallit që ka tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës është 4,793.48€. Autobusi është dërguar në terminalin Doganor të Mitrovicës nën mbikëqyrjen e stafit doganor dhe policor për një kontroll të hollësishëm.

EkoHigjiena

Mallrat e pa deklaruara janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë relevante të Doganës së Kosovës, njofton Dogana e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.