Më datë 25.04.23 Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht njësitet e Task Forcës dhe hetimet rajonale të Drejtorisë kufitare-Lindje, bazuar në informacione relevante dhe me urdhër të prokurorit të shtetit në Gjilan kanë realizuar një operacion kontrolli në një shtëpi dhe objektet e saj përcjellëse në fshatin Lubishtë, komuna e Vitisë.
Gjatë operacionit policor dhe kontrollit në atë lokacion janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar dhe të pa përpunuar (në fletë) rreth 500 kg, ambalazhe për paketimin e duhanit, një peshore dhe një grirëse e duhanit.
Mallrat të cilat dyshohet se janë kontrabanduar rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë veriore në Republikën e Kosovës janë sekuestruar dhe së bashku me rastin me urdhër të Prokurorit i dorëzohen Doganës së Republikës së Kosovës për procedura të mëtejme. /2LONLINE/