DYLON

Pensionohet profesori, inxhinieri e ish-drejtori Ibrahim Shkodra

Pensionohet profesori, inxhinieri e ish-drejtori Ibrahim Shkodra
Avatar photo Redaksia

Pas një pune të palodhshme me dekada të tëra në arsim është pensionuar profesori e inxhinieri i elektroteknikës, Ibrahim Shkodra. Ky doajen i arsimit për më tepër se gjashtëmbëdhjetë vite ishte drejtor i Shkollës së Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, shkruan kryelajmi.com.

Profesori e inxhinieri Ibrahim Shkodra është diplomuar në Universitetin Publik të Prishtinës dhe për 40 vite me radhë ka punuar në arsim e në kohët më të vështira ai ka marrë edhe detyrën e drejtorit në këtë institucion arsimor, të cilën e kreu me shumë sukses dhe koha kur ai ishte drejtor nga nxënësit e mësimdhënësit është konsideruar si periudha më e lavdishme e udhëheqjes së asaj shkolle.

EkoHigjiena

Pa dyshim se inxhinieri e profesori Ibrahim Shkodra ka dhënë një kontribut të paçmueshëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, gjë për të cilën i janë mirënjohës nxënësit, kolegët, prindërit e nxënësve dhe i tërë komuniteti.

BURIMI: kryelajmi.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.