Dje me datë 05.09.2021, në orët e pasdites në rrugën Prapashticë-Keçekollë, patrulla kufitare e stacionit policor për mbikëqyrje kufitare-Keçekollë, gjatë realizimit të detyrave dhe përgjegjësive ka ndaluar automjetin Kombi, VW T4 furgon, ngjyrë e bardhë, të cilin po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar (viti i lindjes 1988).
Gjatë kontrollimit dhe verifikimit të automjetit është konstatuar se i njëjti kishte të vendosura targa vendore të regjistrimit, mirëpo ishte i pa zhdoganuar dhe i pa regjistruar.
Bazuar në hetimet e kryera kemi të bëjmë me recidivistë që merren me merren me prerje, përkatësisht kontrabandim të druve nga Serbia në Kosovë, duke shfrytëzuar rrugët malore.
Lidhur me rastin, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti “Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”, automjeti është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor, për procedura të mëtejme ligjore.
Policia kufitare e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre që merren me veprimtari të kundërligjshme. /2LONLINE.com/