Policia e Kosovës ka bërë me dije se nga data 15 nëntor deri më 15 mars, mjetet në qarkullim duhet t’i kenë pajisjet dimërore andaj kërkohet nga pjesëmarrësit në trafik (drejtuesit e automjeteve) që të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre.
“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, është thënë në kërkesën e Policisë së Kosovës, drejtuar shoferëve. /2LONLINE.com/