• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Prof. Bajram Jahiri ardhmëria e madhështisë së arsimit shqip dhe zgjimit kombëtar!

Redaksia 2LONLINE 13 Nëntor, 2021 5 min
 Prof. Bajram Jahiri ardhmëria e madhështisë së arsimit shqip dhe zgjimit kombëtar!

Prof. Bajram Jahiri u lind më 1946 në fshatin Vërban, shkollën fillore katër vjeçare e filloi në fshatin e lindjes, ndërsa tetë vjeçaren e përfundojë në fshatin Gushicë, kurse shkollën e mesme Normale e mbaroi në Gjilan më 1964/65. Fillimisht si i ri fillojë punën në shkollën fillore në fshatin Gushicë si mësimdhënës i lëndëve kimi, biologji dhe fizikë. Prof. Bajrami pa shkëputje nga puna vazhdoi Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, meqë kjo Shkollë (SHLP) ishte mbyllë, ai vazhdoi dhe i përfundojë studimet në Prishtinë në vitin 1974.

Shkruan :  Sami ARIFI

Pas një pune tetëmujore që kishte punuar prof. Bajrami si sekretar në Bashkësin e Arsimit në Viti, ai për shkak të parregullsive që bënin në këtë institucion të komunës për ndarjen e bursave pa kriter për studentë, ai në shenjë paknaqësie dha dorheqje dhe i’u kthye punës në Gjimnazin, atëherë të ashtquajtur “Boro e Ramizi” tashmë quhet “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ku, punojë gjatë tërë jetës ë tij profesor i lëndës së kimisë në “tempullin e diturisë” deri në kohën e pensionit.

Profesor Bajram Jahiri ishte i përkushtuar në ardhmërinë e madhështisë në arsimin shqip dhe në zgjimin kombëtar te gjeneratat e reja, pushteti i atëhershëm e mori shumëherë në të ashtquajtura “biseda informative” nuk e lejuan të punojë në procesin edukativo-arsimor, por e detyruan të punojë në administratën e shkollës si referent. Prof Bajram Jahiri ishte ndër të parët që reagonte zëshëm aty ku senohej edhe ajo pak e mbetur autonomi e Kosovës nga Serbia përmes ndryshimeve kushtetuese në neni 45, që nga pala e mësimdhënësve shqiptar në QSH “Boro e Ramizi”, ky nen nuk u pranua kurrë.

Kundërshtimet e prof. Bajram Jahirit ishin të parreshtura ndaj okupatorit serb që përbinte çdo gjë shqiptare, prandaj duke parë qëndrimin e tij qytetarët e komunës së Vitisë, edhe se ishte në mosh, ai  ishte proferor i profesorëve përnga mosha, prof Bajrami u zgjodh kryetar i parë i Sindikatës së Pavarur të Kosovës në komunën e Vitisë për t’u shkëputë njëherë e përgjithmonë nga integrimi i sindikatës së Serbisë. 

Prof. Bajram Jahiri, pasi që okupatori serb i largojë nxënësit dhe mësimdhënësit nga objektet shkollore, ishte për nëntë vite udhheqës i punktit të mbi 250 nxënësve në fshatin Vërban, për të cilën punë qëndroi i pamposhtur nga policia serbe në biseda informative edhe se ishte së tepërmi i keqtrajtuar.

Prof. Bajrami pas çlirimit të Kosovës ishte zgjedhur asamblist në kuvendin e Vitisë dhe kryetar i grupit të LDK-së, në këtë kuvend, një herë antar i kryesisë së LDK-së së degës në Viti, gjithashtu ai ishte zgjedhur tri herë delegat i Kuvendit Zgjedhor në Kuvendin Qendror të LDK-së në Prishtinë.

Prof. Bajram Jahiri nga vitin 1999 është zgjedhur drejtor i Gjimnazit tashmë të quajtur “Kuvendi i Lezhës” në Viti, i cili vazhdoj punën për dhjetë vite me sukses të madh në drejtimin e këtij “tempulli të diturisë”, ai pas luftës për një mandat katërvjeçar ishte edhe asamblist i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Prof. Bajram Jahiri tashmë në moshën mbi 75 vjeçare gëzon një respekt të veçanët në popull për punën e tij të bërë shumëdimensionale në shërbim të kauzës së madhe kombëtare. 

Profit Bajram i dëshirojmë shëndet, suksese, gëzime dhe jetë të gjatë.

Etiketa:aktuale arsimi Bajram Jahiri Sami Arifi shqip Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023
Gjilan

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023
Gjilan

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023
Info+

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të

22 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të fillimit të muajit të Ramazanit

22 Mars, 2023

Arrestohet kontrabandisti i kërkuar

22 Mars, 2023

Shënohet Dita Botërore e Ujit

22 Mars, 2023

Sfida 21- Dita Botërore e Sindromës Down, “21 mbajtje të topit nga kapiteni i Dritës, Ardian Limani

21 Mars, 2023

Me moton: “Me ne, jo për ne” në Kamenicë shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Sindromin Down

21 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com