Me ndryshimin e kushteve atmosferike dhe fillimin e reshjeve të shiut janë shtuar edhe aksidentet e trafikut, ku fatkeqësisht ka pasur edhe humbje jete.
Shumica e rasteve që kanë ndodhur janë vetë aksidente ku automjetet janë rrokullisur apo kanë dalë nga rruga si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, mos mbajtjen e distancës së sigurisë në mes mjeteve apo mos përqendrimi në ngasje.
Andaj Policia e Kosovës apelon shoferët që ta shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të mjetit në rrugë kur ka reshje të shiut, mjegull në rrugë, ngrica e raste tjera kur mund të rrezikohet jeta dhe siguria e pjesëmarrësve në trafik. /2LONLINE/