DYLON

Shënohet “Dita Ndërkombëtare për Mundësi të Barabarta Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuar”

Shënohet “Dita Ndërkombëtare për Mundësi të Barabarta Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuar”
Avatar photo Redaksia

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut pranë Administratës së Përgjithshme në Kamenicë ka shënuar 17 Tetorin-Ditën Ndërkombëtare për Mundësi të Barabarta Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Shënimi i kësaj dite ka për qëllim që Personat me Aftësi të Kufizuar, qofshin studentë apo punë-kërkues, të kenë mundësinë që për disa ditë të punojnë në një profesion, i cili u përshtatet interesave të tyre për zhvillimin e karrierës.

EkoHigjiena

Andaj me iniciativë të Koordinatores së NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati dhe me mbështetjen e Kryetarit të Komunës, Kadri Rahimaj, për shënimin e kësaj dite, u mundësua punësimi i shtatë personave me aftësi të kufizuar.

Shtatë persona me aftësi të kufizuar u punësuan në drejtoritë komunale, duke përfshirë Drejtorinë e Administratës, Drejtorinë e Buxhetit dhe Financave, si dhe në Drejtorinë e Arsimit.

Gjatë gjithë javës personave në fjalë do t’ ju ipet mundësia të marrin përvoja konkrete në punët që kryhen në sektore të ndryshme të drejtorive.

Të punësuarit u shprehën shumë mirënjohës dhe falënderues për iniciativën dhe mbështetjen nga ana e komunës. /2LONLINE/