Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të mbyllen parqet , shëtitoret, bulevardet, vend pikniqet, fushat sportive dhe të gjitha vendet tjera ku pritet ose mundë të ketë grumbullim masivë të njerëzve përfshirë edhe natyrën e hapur.
Por, Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit,përmes një njoftimi ka bërë me dije se sot (21 mars 2020), në shumë lokacione të ndryshme kanë vërejtur shumë njerëz që po i shpërfillin vendimet e qeverisë.
Kurba e përhapjes së COVID-19 po zgjerohet, andaj Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se për këtë arsye kujdesi duhet të jetë maksimal dhe t’i paraprijmë shmangies së tubimeve.
“E vetmja formë efikase që ta luftojmë dhe të preventojmë që mos të infektohemi nga ky virus që tani ka marrë përmasa të një pandemie botërore, duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe larg kontakteve me persona tjerë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ai ka shtuar se Policia e Kosovës bashkë me të gjithë faktorët tjerë relevant komunal do të jenë në terren dhe kërkon që vendimi i qeverisë të respektohet në plotësi në të kundërtën, të gjithë ata që hasen në kundërshtim me masat e Qeverisë, ndaj tyre do të ndermirën masa ligjore.
“Të gjithë ata që njoftojnë dhe ndihmojnë institucionet relevante në këtë situatë kur shohin se dikush shpërfillë apelet, këshillat apo urdhëresat, ata i duan familjarët e tyre dhe njëkohësisht janë patriotë të vërtet. Ata shpëtojnë jetë”, ka thënë toger Ismet Hashani.