DYLON

OAK – Zgjidhet problemi i sektorit të transportit

OAK – Zgjidhet problemi i sektorit të transportit
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës falënderon Qeverinë e Kosovës, pëkatësisht Ministren Rozeta Hajdari për përkushtimin dhe përkrahjen në zgjidhjen e problemit të transportuesve dhe Ministrinë e Punëve të Mbrendshme për marrjen e vendimit.

OAK pas pranimit të shqetësimit lidhur me problemin e sektorit të transportit, ku shoferët obligohen që të vendosen në vetkarantinë për 14 ditë, ka ngritur si shqetësim tek Kryeministri, Zëvendëskryeministri, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë, duke kërkuar që Qeveria të marrë masa urgjente dhe të trajtohet ky problem.

Gjithnjë duke u bazuar në faktin që kompanitë janë duke transportuar mallëra për nevoja të qytearëve dhe të prodhuesve dhe me qëllim që këto pengesa të mos paraqesin rrezik për furnizime adekuate, e sidomos për furnizimin me medikamente dhe ushqime.

EkoHigjiena

Sipas këtij vendimi:

2.Përjashtohen nga pika 1 e këtij vendimi, shoferët shtetas të Kosovës dhe të Huaj të mjeteve transportuese të mallrave, të cilët pasi t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor, vlerësohen se nuk janë të dyshimtë me COVID-19, të njëjtit duhet të veprojnë sipas Udhëzuesit nr. 107 të datës 16.03.2020, të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

3.Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet pika 2 e Vendimit nr.01/13 të datës 18.03.2020, të Qeverisë së Republikës se Kosovës.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

Oda e Afarizmit të Kosovës i është mirënjohës Institucioneve të vendit dhe falënderon Ministren Hajdari, u.d.e Ministrisësë Mbrendshëm z. Xhelal Sveçla dhe Qeverinë e Kosovës për reagimin e shpejtë, pasiqë një vendim i tillë ndikon në lehtësimin e situatës aktuale, dhe lehtëson furnizimin e vendit me produktet e nevojshme.

OAK ka kërkuar që sektorë të veçantë të pajisen me leje të veçanta për qarkullim, pasi që një gjë e tillë mund të bllokojë zinxhirin e furnizimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.