Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunalë, inspektorëve të punës, zyrtarëve të ATK-së, inspektorëve të MTI-së dhe njësive tjera të profilizuara, në kuadër të PK-së, ka realizuar operacionin policor, duke realizuar kontrolle dhe inspektime rutinore në bare dhe lokale të ndryshme.
Gjatë realizimit të operacionit policor janë kontrolluar:
46 lokale (10 prej tyre janë mbyllur nga inspektorët komunalë si dhe janë shqiptuar gjoba për mungesë të arkave fiskale).
Janë gjetur armë të ftohta (3 thika), 2 boksa të metalit dhe 1 sprej OC (1),
Janë legjitimuar gjithsej 296 persona, 86 meshkuj dhe 210 femra, të cilët në mungesë të lejes së punës dhe qëndrimit janë trajtuar nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj për të vazhduar me procedura të tjera.
Ky aktivitet parandalues është implementuar në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha rajonet brenda këtij muaji në intervale të ndryshme kohore.