DYLON

Sadiku i Vetëvendosjes për Aliun e LDK-së: Ky edhe në bakllavë ta prish!

Sadiku i Vetëvendosjes për Aliun e LDK-së: Ky edhe në bakllavë ta prish!
Avatar photo Redaksia

Në seancat e Kuvendit Komunal të Gjilanit, shpesh herë kemi edhe diskutime jashtë çështjeve që trajtohen sipas pikave të parapara të rendit të ditë. Kjo u shërben disa anëtarëve të kuvendit, të “gjuajnë thumba”, njëri në tjetrin, varësisht cilit tabor i takojnë, transmeton 2LONLINE.com.

Ngucakeqi i parë në seancën e sotme ishte Bujar Nevzati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili para se të diskutojë për çështjen që trajtohej, “thumboi”, shefin e grupit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se Avdyl Aliut (LDK), po ia lë urimet për zgjedhjet e 6 tetorit, le ta urojë fituesin, sepse ai është për urime.

E, Aliu i LDK-së, posa mori fjalën ka uruar Vetëvendosjen në Gjilan që doli më e votuar, por edhe  e “thumboi” për atë se edhe pse doli e para, kandidatët e saj nga Gjilani fituan vetëm dy ulëse deputeti, derisa sa LDK-ja, ndonëse nuk ishte e para në Gjilan, megjithatë në parlament do t’i ketë që të pesë kandidatët e Gjilanit që LDK-ja i kishte në listën e përbashkët të këtij subjekti politik.

EkoHigjiena

E në këtë “lojë thumbash” u inkuadrua edhe Arianit Sadiku i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili duke iu referuar fjalës së Aliut të LDK-së, porositi Nevzatin e PDK-së që, herëve të tjera mos t’ua lë më urimet Aliut të LDK-së, sepse ai edhe “në bakllavë” ta prish, transmeton 2LONLINE.com.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.