DYLON

Java e fundit e tetorit do të vazhdojë me kushte të mira meteorologjike

Java e fundit e tetorit do të vazhdojë me kushte të mira meteorologjike
Avatar photo Redaksia

Java e fundit e tetorit do të vazhdojë me kushte të mira meteorologjike. Do të ketë vranësira dhe intervale relativisht të gjata me diell.

Në fushat termike do të ketë rritje të lehta sidomos në vlerat e temperaturave minimale, deri sa ato maksimalet mbesin pothuaj të ngjashme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius.

EkoHigjiena

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit dhe prezencës së elementeve meteorologjike.

Ndërsa edhe kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira, sepse nuk parashikohet të ketë brymë, (përjashtuar viset e larta malore) sikur javën e kaluar ku prezenca e saj kishte ndikuar negativisht te disa lloje të kulturave perimore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.