Derbi lokal në mes të ekipeve të futbollit në mes Dritës dhe Gjilanit, ndeshje e cila do të zhvillohet të shtunën me 18 korrik 2020 duke filluar nga ora 17:00, ka zgjuar interesim të shumë dashamirëve të futbollit jo vetëm në Gjilan por edhe më gjerë.
“Momentumi nëpër të cilin po kalojmë një kënaqësi të tillë shumë dashamirëve të futbollit na e ka pamundësuar për shkak të pandemisë COVID-19, fatkeqësisht janë shënuar rritje të të infektuarve. Policia e Kosovës nga Drejtoria e Rajoni te Gjilanit, porositë veçanërisht tifozët si “Intelektualët” dhe “Skifterët”, dhe shumë dashamirë të futbollit të ndeshjes Drita-Gjilani se kjo ndeshje nuk lejohet të përcillet”, thuhet në një njoftim të policisë.
.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se jemi në një situatë jo të volitshme me rastin e pandemisë COVID-19, për derbin i cili do të zhvillohet të shtunën në mes Dritës e Gjilanit, e që policia është e vetëdijshme se ka një interesim të veçantë nga shumë dashamirë të futbollit.
“Ne si institucion kemi marrë vendim për të gjithë tifozët që ja mësynjë stadiumit se ata do të kthehen mbrapa, nuk do të lejohet asnjë tifozë të hyjë në fushë as rreth stadiumit, por as në katet e objekteve te larta përrreth stadiumit, që të përcillet ndeshja. Po ashtu nuk do të ketë defilim të tifozëve rrugëve të Gjilanit pasi që jemi në një situatë pandemike”, ka thënë zëdhënësi Hashani
Sipas tij, të gjitha këto veprime ndërmerren duke i respektuar Vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe Institutit të Shëndetësisë së Kosovës.
Qëllimi i vetëm është preventivë për të mirën e qytetarëve.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punoj dhe veproj për të mirën e qytetarëve të vet”, thotë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/