Masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit korona po vazhdojnë të mos respektohen nga qytetarët.
Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 557 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk respektuan masat antiCOVD.
Aktualisht në vend janë 9 mijë e 782 raste aktive me COVID-19. /2LONLINE.com/